Siç ka lajmëruar gazetari Eraldo Rexho në datën 2 nëntor do të mbahet një koncert madhështor ku do të performojnë shumë artistë të njohur shqiptar. Ky koncert do të jetë një homazh për gazetaren dhe ish banoren e njohur Adela Xhamani e cila u nda nga jeta një vit më patë në moshën 31 vjeçare.

Si asnjëherë më parë, gazetari Olti Curri ka thënë disa fjalë për mikeshën e tij, duke rrëfyer se ajo u nda në jetë në të njëjtën ditë me babain e tij.

“Adelë e mirë (më mungojnë ato gërricjet tona në tavolinë) ja ku na mblodhe sërish të gjithëve bashkë te Turbina në 12 nëntor 2018, si atëherë para ekranit kur historia jote në Big Brother Albania u bë historia e të gjithëv. Si atëherë kur të kisha thuajse çdo javë në kopertinën e suplementit të Big Brother Albania, që drejtoja dhe botohej bashkë me gazetën “Shqip” sepse të gjithë donin të dinin për ty. Rasti e deshi që të ikësh në qiell në një ditë me babain tim, mos më shani shumë atje lart… Ju dua” – ka shkruar Olti në postimin e tij.





