Nga Shqipëria / E Diel 11 Nëntor 2018, 16:04

Një bukuroshe e vërtetë, shihni sa shumë është rritur vajza e ish Sofies së Çanit

7 muaj më parë modelja e njohur Andonia Dobi e cila u bë shumë e famshme që pas pjesëmarrjes së saj tek emisioni Zonë e lirë ku ishte Sofia e Çanit u bë nënë për herë të parë në moshën 21 vjeçare.

Prej muajsh Andonia është shkëputur nga profesioni dhe është përkushtuar tërësisht në rritjen e vajzës së saj. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto nga familja e saj e bukur.

Së fundmi modelja ka publikuar një foto të vajzës e cila siç shihet është rritur jashtëzakonisht shumë dhe është po aq e bukur sa nëna e saj.