Nga Shqipëria / E Diel 11 Nëntor 2018, 16:04

Filluan përgatitjet e dasmës, Aflrona zbulon fustanin madhështorë të nusërisë

Edhe pse marrëdhënia e tyre është shoqëruar me një serë ndarjesh dhe ribashkimesh, këngëtari Bero dhe partnerja e tij Afrona kanë treguar se kanë mundur të përballojnë çdo vështirësi. Pak muaj më parë ata lajmëruan se në datën 21 shtator të vitit 2019 do të martohen në një ceremoni të madhe.

Ndonëse është shumë herët çifti siç duket kanë filluar përgatitet e para të dasmës. Afrona është më e përkushtuar ndaj përgatitjeve dhe po kujdeset për organizimin deri në detaj.

Ajo ka publikuar së fundmi një foto ku ka zbuluar fustanin e saj të nusërisë. Ajo është shprehur mjaft e emocionuar nga prova e parë e fustanit.

“Kjo lloj ndjenje! Prova e parë e fustanit të nusërisë.”- shkruan Afrona mbi foton ku tregon vetëm një pjesë të vogël të fustanit të bardhë.