Nga Shqipëria / E Diel 11 Nëntor 2018, 15:03

'Nuk më pëlqen fare', Hygerta Sako kapet me moderatoren e njohur shqiptare

Prezantuesja e njohur Hygerta Sako është padyshim një ndër personazhet më të dashura për publikun e cila bëhet shumë shpesh pjesë e lajmeve. Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin "Shiko kush luan" ku u bë pjesë e rubrikës "Ndaje ose pije".

Hygertës i është kërkuar që të thotë emrin e një prezantueseje që nuk pëlqen shumë. Ndonëse të gjithë kanë pritur që ajo të pijë, në fakt Hygerta ka zgjedhur që të thotë një emër që askush se priste.

“Mund të them dikë që nuk më pëlqen pak, pse fare fare?- u shpreh moderatorja, ndërkohë që mendohej për emrin e prezantueses që i pëlqen më pak. Silvana Braçe, njëçikë nuk më pëlqen. Më fal Silvana!”- u shpreh Hygerta duke mbuluar fytyrën me duar, si për të treguar se përgjigja e dhënë e vendosi në siklet.