Më në fund çifti i njohur i shoëbizit shqiptar Gjiko dhe Elita Rudi pas shumë muajsh kanë pranuar pak minuta më parë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Disa ditë më parë, çifti ka zbuluar se Gjiko do të sjellë një këngë të re në të cilët do të ishte pjesë edhe moderatorja Elita Rudi.

Pak minuta më parë kënga “Distanca” është publikuar dhe në klip është pritur mjaft mirë nga ana e fansave. Më e veçanta është se në fund të videos, Elita shfaqet me barkun e rrumbullakosur teksa Gjiko i ka vendosur duart mbi të.

“Distanca me babin”, ka shkruar Elita pranë fotos ku shfaqet së bashku me reperin dhe barkun e fryrë.





