Gazetari dhe moderatori i njohur Ervin Kurti për dy sezoni radhazi së bashku me Albana Osmanin dhe Alban Dudushin kanë prezantuar "Top Show Magazin". Këtë sezon ata nuk ishin më pjesë e emisionit dhe të shumta ishin fjalët se Ervini do të largohej nga Top Channel.

Mirëpo ditën e djeshme gazetari ka qenë i ftuar në Pop Culture ku ka hedhur poshtë të gjitha lajmet që flasin për një largim nga Top Media dhe ka zbuluar se shumë shpejt do të nisë një emision të ri.

Ervini ka treguar se në janar do të shfaqet në programin e së dielës përkrah Edi Manushit, Nevina Shtyllës dhe Fjoralba Ponarit. Në këtë emision ai do të ketë një rubrikë të veçantë showbizi.





