Nga Shqipëria / E Diel 11 Nëntor 2018, 14:02

Ups: Shpat Kasapi zbulon lidhjen me këngëtaren shqiptare që askush se ka ditur

Shpat Kasapi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ndonëse prej kohësh ai ka qëndruar i distancuar nga muzika, është mjaft i komentuar në media. Mbrëmjen e djeshme Shpati ka qenë i ftuar në emisionin "Shiko kush luan", ku u bë pjesë e një serë lojërave.

Në njërën ndër tyre këngëtarit i janë shfaqur disa foto të fermave të njohura të showbizit dhe iu desh të zgjidhte njërën prej tyre për tu martuar. Teksa në ekran është shfaqur ish e fejuara e tij Afërdita Dreshaj ai ka thënë: “Ma hiqni aman, këtë e kam pas”.

Në momentin që ka dal këngëtarja Genta Ismajli, Shpati ka habitur publikun teksa ka thënë se Gentën e ka pasur të dashur.

“Edhe këtë më duket e kam pas, por s’e mbaj mend”, duke zbuluar kështu një lidhje të cilën askush se ka ditur.