Nga Shqipëria / E Diel 11 Nëntor 2018, 13:01

Në ditën e celebrimit: Moderatorja shqiptare lë burrin dhe ja mbath nga dasma

Mbrëmjen e  djeshme në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë e ftuar moderatorja e njohur e emisionit "Ditë e re" Dajana Shabani e cila prej kohësh shoqëron publikun shqiptar çdo mëngjes. Ajo ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, por një nga ngjarjet që ka habitur më shumë publikun ka qenë kur Dajana ka rrëfyer se ja ka mbathur nga ceremonia e saj e martesës.

“Dita e celebrimit tim ka qenë dita më e tmerrshme e jetës time. Isha 7-muajshe shtatzënë dhe do bënim celebrimin në komunë. Nuk jam mirë i thashë, isha rënduar shumë edhe nga shtatzënia. ‘Ore je i sigurt që do të martohesh me mua ti?’, i thashë. ‘Ça thua mi, jam shumë i sigurt’, tha. Prapë e pyeta. Hypëm në makinë, unë kisha marrë shoqen time dëshmitare, ai mikun e tij dëshmitar. Gjithë rrugës shoqja ime ma ka bërë me shenja se unë e pyesja a je i sigurt. Sa do bënim firmosjen: Nuk e bësoj dot i thashë. Ika me vrap. ‘Më falni se e ka nga hormonet e shtatzënisë’, i tha ai. Vrapova aq sa munda. Doli jashtë më tha të qetësohesha. E pyeta nëse do dilja prapë me shoqe, nëse do bëja udhëtime, po më vjedh lirinë i thashë. U martova pastaj, e hëngra. Tani më vjen të qaj. Më tha do të lë se ndryshe nuk martohesha”, tregoi Dajana.