Vite më parë Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi kanë qenë një nga çiftet më të njohura dhe më të komentuara në media. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre dhe më pas modelja e njohur u njohë me hokeistin çek Jakub Kindl me të cilin u martua vetëm pak muaj më parë.

Mbrëmjen e djeshme Shpati ka qenë i ftuar në emisionin "Shiko kush luan" ku në një moment i është shfaqur fotoja e Afërditës në ekran. Në këtë moment Shpati ka dhënë një përgjigje që ka çuditur publikun.

"Ma hiqni aman këtë e kam pas", tha këngëtari i cili mesa duket pas ndarjes as nuk dëshiron t'ja shohë më fytyrën modeles së njohur.






