Nga Shqipëria / E Diel 11 Nëntor 2018, 12:12

Që nga njohja e deri tek puthja e parë, Klea zbulon të pathënat e lidhjes me Elgitin

Elgit Doda dhe moderatorja bukuroshe Klea Huta janë një nga çiftet më të pëlqyera nga ana e publikut. Që në momentin që bënë publike lidhjen e tyre ata janë komentuar gjatë nga mediat. Ditën e djeshme Klea ka qenë e ftuar në emisionin "Thumb" ku ka zbuluar  për herë të parë njohjen me të dashurin e saj dhe puthjen e parë mes tyre.

Siç rrëfeu moderatorja, ajo dhe Elgiti janë njohur që në fakultet, mirëpo fati donte që të binin në dashuri pikërisht gjatë bashkëpunimit me këngën "Amla".

“Ne me Gitin jemi njohur që në fakultet. Giti ishte një kompozitor që donte të merrte një vajzë të re në menaxhim. U takuam, nuk ramë dakort më pas vazhduam jetën tonë. Pas 5 vitesh me Alar Band i thonë Elgitit që duam të bëjmë një bashkëpunim me Klea Hutën. Më merr mua në telefon dhe më thotë: Alo përshëndetje ju marrim nga Ministria e Kulturës kemi një eveniment të rëndësishëm. Po i thashë më thoni. "Jam Elgiti tha hajde në studio se ka mbaruar demo.” Aty filloi, tek Amla. Puthja e parë ishte shumë romantike si nëpër filma. Ka qenë natë në rrugë vetëm drita e hënës dhe dritat e rrugës edhe…”,- ka treguar Klea.