Fatmir Hysenbelliu është padyshim një ndër beqarët më të pëlqyer nga ana e femrave. Ai është shumë i komentuar në media për shkak të jetës së tij luksoze dhe historive të ndryshme të dashurisë me femrat e njohura të ekranit.

Ditën e djeshme Oni ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb”, ku ndër të tjera ka rrëfyer dhe një sherr që ka ndodhur mes tij dhe dikujt tjetër në një nga klubet e njohura.

“Kur kam pas luajtur me ekipin e partizanit dolëm gjithë bashkë për ditëlindjen time. Të gjithë ishim veshur me këmisha me papion. Një moment një person u bë xheloz se e dashura e tij shikonte nga ne por ne nuk e shikonim atë. Një budallallik se kur ti nuk e mban dot atë që ke në krah, merru me atë, jo me djemtë e huaj. Ky mori lëshoi një karrige, por ajo karrige doli huq. Ne shkuam ta godisnim. Një shoku jonë gabimisht godet bodygardin e klubit, pastaj ky iku me vrap, ndodhi sherr mes nesh dhe bodygardit, erdhi policia", tregoi Oni.






