Nga Shqipëria / E Diel 11 Nëntor 2018, 12:12

Më në fund: Gjiko flet për shtatzëninë e Elita Rudit

Prej muajsh në media është përfolur se moderatorja e njohur Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj Gjiko janë në pritje të fëmijës së parë. Ndonëse Elita është fotografuar shumë herë me barkun e rrumbullakosur, çifti deri më tani nuk ka reaguar lidhur me këto lajme.

I ftuar në emisionin ‘Prive’, Gjiko ka folur për herë të parë për shtatzëninë e Elitës. Ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejt përgjigjet e  tij të shkurtra kanë konfirmuar disi lajmet.

Ai është pyetur nga gazetari se nëse është i lumtur që do bëhet baba, dhe Gjiko u përgjigj: "Babë jam bërë moti", duke iu referuar hip-hopit. Pyetjes mbi gjininë e fëmijës, reperi iu përgjigj: "Me rëndësi shëndoshë". I pyetur nëse Elita ka ndryshuar gjatë shtatzënisë Gjiko tha se ajo vazhdon të jetë e njëjta.