Pas ndarjes nga reperi Majk, Majlinda Zeka ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe është komentuar gjatë për jetën e saj private. Pak kohë më parë në media qarkulloi një foto ku Majlinda shfaqej ën shoqëri të një mashkulli.

Mjaftoi kjo që të gjuha mediat të aludonin se modelja është në një lidhje të re. Mirëpo ndonëse ky lajm u përhap me shpejtësi, vetë Majlinda nuk kishte reaguar deri më sot lidhur me këto thashetheme.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto ku shihet duke drekuar. Pranë saj ka vendosur një tabel ku shkruhet Në lidhje, Beqare apo e uritur. Modelja ka zgjedhur e uritur duke hedhur poshtë lajmet se është në një lidhje.






