Nga Shqipëria / E Premte 9 Nëntor 2018, 23:11

Rrëmbyen zemrat e publikut me këngën 'Qaj', Arditi dhe Danjela rrëfejnë historinë e trishtë të jetës së tyre

Ditën e sotme në emision Rudina kanë qenë të ftuar dy këngëtaret Ardit Çuni dhe Danjela të cilët emocionuan pa masë publikun me këngën e tyre në "Kënga Magjike" "Qaj. Ata kanë treguar për publikun se kjo këngë lidhet shumë me jetën e tyre personale.

Teksti i këngës tonë është shkruar nga Fifi, por ideja ka qenë e imja. Është një përjetim emocional që tregon një jetë paralele ose si të thuash një të tashme të Danjelës dhe një të shkuar timen. Nuk do të doja të bëja krahasime, por edhe unë e kam patur të pamundur të paguaj për muzikën dikur, por sot kam fatin të suportoj Danjelën. Është mirë që ndonjëherë të kuptojmë kush është realiteti. Boll shitëm ar, luks e makina, është mëse e mjaftueshme. Është koha të vijmë me këmbë në tokë dhe të kuptojmë ku jetojmë, se në fund të fundit as 10% e popullsisë si ka ato lukset që shfaqen në videoklipet që shohim. Mendoj se çdo njeri ka një moment reflektimi në jetë dhe mendoj se ky ka qenë mometi i reflektimit në karrierën time”, tha Çuni.

Ndër të tjera Danjela ka rrëfyer se nëpërmjet kësaj kënge ajo do që të shpërndaj më shumë dashuri për publikun.

“Fabula e këngës është që të dhurojmë sa më shumë dashuri, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të mos shikojmë vetëm jetët tona. Kënga deri tani ka patur shumë sukses dhe i falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Nuk e kam pritur gjithë këtë sukses, por jam e lumtur që bëri bujë të madhe”, tha Danjela.