Nga Shqipëria / E Premte 9 Nëntor 2018, 22:10

‘Duan të pasurohen brenda një nate’, Robert Aliaj bën deklaratën e fortë për femrat shqiptare

Robert Aliaj është një nga personazhet i cili shumë herë bëhet pjesë e mediave për shkak të tipit të drejtpërdrejt që ka. Ai ditën e sotme është bërë pjesë e një interviste për "Panorama Plus" ku ka rrëfyer më shumë për veten.

Ai k rrëfyer më shumë dhe për këndvështrimin e tij për Shqipërinë,, ku ka bërë dhe një deklaratë të fortë për femrat shqiptare që i ka habitur të gjithë.

"Në Shqipëri ka një trend të çuditshëm, edhe shpjegimi që jepet është i çuditshëm. Këtë e di kushdo dhe mund t’ia bësh pyetje kujtdo në Tiranë dhe ai do të të përgjigjet: Duan lekë plako, duan makina luksoze, duan të martohen me të huaj, nuk i pëlqejnë shqiptarët, duan të pasurohen me çdo kusht dhe brenda një nate. Lëre pastaj që me paret, që kanë fituar me shitjen e vetvetes, bëjnë postime vulgare nëpër rrjete sociale, sikur janë të pasura dhe bëjnë jetë të shfrenuar e të tjera vulgaritete si këto. Ku ndryshon nga prostitucioni? Nuk ndodh kështu gjetkë.", ka rrëfyer ai.