Pak ditë më parë në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se reperja e re Nikka akuzoi publikisht këngëtarin Besnik Qaka se i kishte vjedhur këngën “Ani mori nuse”, të cilën ai e publikoi pak javë më parë.

"Edhe pak dit vjen projekti jem i radhes “Ani Mori Nuse” edhe pse kete ide me kuptimin e plot te fjales ma ka VJEDH artisti ne fjale Besnik Qaka ku e ka lansu projektin para pak diteve, amo pak ka rensi kjo te une se iden munesh mema vjedh po dhuntin qysh un e boj artin smunesh me pas ti e as kerkush, se kta e kom dhunti prej Zoti", shkruante Nikka ndër të tjera.

Diën e sotme I ftuar në emisioni “Mirage”, Besniku ka folur i prekur për këto akuza duke treguar se ai nuk ka qenë në dijeni që këngëtarja ka pasur këngën e ngjashme.

"Ideja e kesaj kenge ka nisur ne 1 shtator. Idene ma kane dhene mua. E pranova dhe shkova ne studio per te punuar. Kto akuza qe po i hedhin, une shoh nje fare llloj viktime se ndoshta ja kane shitur kengen pa idene time. Por duhet te me pyesnin per hir te korrektesise. Nese dikush mendon se une ja kam vjedhur idene dikujt me 20 vjet karriere, une i jap fund karrieres. Te them te drejten u preka shume qe me akuzuan. Nuk u mora fare me kete pune. I kam pare postimet por i kam injoruar. Ajo vajze ka ra viktime se ja kane shitur kengen pa i treguar se po e beja dhe une. Here tjeter t'i shqyrtoj gjerat me mire se nuk ndertohet karriera me akuza", u shpreh Besniku.






