Nga Shqipëria / E Premte 9 Nëntor 2018, 21:09

'Ti je frymëzimi im i përjetshëm', Miriami do t’ju ngrohë zemrat me dedikimin për Albanin

Pas shumë ditësh pritje, sot më në fund këngëtarja e njohur Miriam Cani ka publikuar këngën e saj më të re që quhet "Parajsa". Kënga është një baladë, klipi i së cilës është xhiruar në një liqen dhe Miriami shfaqet e tëra e veshur me të bardha.

Fansat e pritën shumë mirë dhe menjëherë ka marrë shumë kilime në Youtube. Për këtë sukses Miriami ka falenderuar publikisht disa nga bashkëpunëtorët e saj dhe sigurisht bashkëshortin e saj Alban Skënderaj me një dedikim të ëmbël.

“I fundit por jo më pak i rëndësishmi, faleminderit Alban Skënderaj për këto vargje kaq romantike. Ti je frymëzimi im i përjetshëm dhe forca ime më e madhe” – shkruan krahas postimit Miriam Cani.