Që pas martesës me biznesmenin maqedonas Serjoza Markov, Adelina Tahiri është komentuar shumë në media për shkak të diferencës së madhe në moshë që ka me bashkëshortin. Shumë nga fansat e kanë kritikuar, mirëpo ajo gjithmonë e ka treguar se nuk i intereson as prejardhja dhe as mosha e tij.

Ditën e sotme ajo ka bërë një video live me fansat në Instagram, mirëpo ashtu si herët e tjera dhe këtë herë nuk munguan kritikat dhe sulmet nga ana e ndjekësve. Njëri prej tyre i shkruan këngëtares: “Ku e ke atë hamshorin 60 vjeçar?”.

Kjo pyetje nuk kaloi pa u vënë re nga Adelina e cila me një qetësi të madh e pyet: "I keni parë letërnjoftimin bashkëshortit tim që ja dini moshën".





