Nga Shqipëria / E Premte 9 Nëntor 2018, 21:09

'Ku e ke hamshorin 60 vjeçar', Adelina lë gojë hapur fansat me përgjigjen e saj

Që pas martesës me biznesmenin maqedonas Serjoza Markov, Adelina Tahiri është komentuar shumë në media për shkak të diferencës së madhe në moshë që ka me bashkëshortin. Shumë nga fansat e kanë kritikuar, mirëpo ajo gjithmonë  e ka treguar se nuk i intereson as prejardhja dhe as mosha e tij.

Ditën e sotme ajo ka bërë një video live me fansat në Instagram, mirëpo ashtu si herët e tjera dhe këtë herë nuk munguan kritikat dhe sulmet nga ana e ndjekësve. Njëri prej tyre i shkruan këngëtares: “Ku e ke atë hamshorin 60 vjeçar?”.

Kjo pyetje nuk kaloi pa u vënë re nga Adelina e cila me një qetësi të madh e pyet: "I keni parë letërnjoftimin bashkëshortit tim që ja dini moshën".