Nga Shqipëria / E Premte 9 Nëntor 2018, 21:09

2 vite pas sherrit të bujshëm, Enca zbulon më në fund arsyen e zënkës me Noizyn

Dy vite më parë të gjithë u habitën kur në mënyrë shumë të shpejt reperi Noizy dhe këngëtarja Enca prishën marrëdhëniet e tyre dhe mes tyre ndodhi një konflikt i cili nuk u zgjidh kurrë. Prej dy vitesh ata nuk flasin dhe shpesh herë nuk kanë ngurruar që ti bëjnë diss njëri tjetrit në postime të ndryshme.

Mirëpo ndonëse kurioziteti i fansave ishte i madh dhe të gjithë donin të dinin se përse dyshja i ndërpreu marrëdhëniet, asnjëri prej tyre nuk kishte folur lidhur e këtë temë deri më sot. Këngëtarja Enca ka vendosur që të thyej heshtjen dhe për herë të parë ka sqaruar konfliktin me reperin.

"Mashkulli ka shumë ego dhe meshkujt në përgjithësi nuk do donin të ishin me një femër që fiton më shumë se ai”, ka treguar Enca e ftuar në emisionin NIN.