Moderatorja e njohur Luana Vjollca është padyshim një ndër personazhet që pëlqehet dhe ndiqet shumë nga publiku. Ajo tërheq përherë vëmendjen me pamjen e saj dhe fotot e ndryshme në Instagram ku ekspozon format bombastike.

Ditën e sotme Luana i ka befasuar fansat teksa ka publikuar një foto ku ka treguar shtëpinë e saj të re. Në foton e publikuar prej saj shihet një nga ambientet e shtëpisë.

Siç shihet çdo gjë në dhomë është ngjyrë rozë dhe në mure janë të varura shumë kuti të mbuluara me qese rozë dhe fjongo të të njëjtës ngjyrë.






