Në tetor të vitit të kaluar, ish banorja e "Big Brother" dhe gazetarja e njohur Adela Xhamani u nda nga jeta në moshën 31 vjeçare për shkak të një infarkti. Ajo kujtohet edhe sot nga ana e të afërmve dhe familjarëve të cilët gjithmonë e cilësojnë Adelën si një vajzë ëndërrimtare që la qytetin ku jetonte për tu përballur e vetme me jetën në qytet.

Ditën e sotme miku i saj Eraldo Rexho ka lajmëruar se ka realizuar një nga ëndrrat e Adelës dhe ditë ë sotme do të mbahet një koncert gjigandë ku të pranishëm do jetë këngëtaret si: Artiola Toska, Aurela Gaçe, Eli Fara, Greta Koçi, Irma Libohova, Jonida Maliqi, Kejsi Tola, Klint Çollaku, Kejsi Tola, Lori Kaçka, Manjola Nallbani, Olta Boka, Orgesa Zaimi, Redon Makashi, Rovena Dilo, Soni Malaj dhe grupi Ëest Side Family. Ai ka rrëfyer se të ardhurat që do fitohen nga ky koncertë do të shkojnë për një bursë të plotë për një vajzë me pamundësi ekonomike.

"Jam shumë i lumtur dhe krenar të prezantoj tek ju listën e artistëve (sipas rendit alfabetik) që do të marrin pjesë në koncertin humanitar “Në vend të Adelës”. Unë jam me fat që ju kam të gjithëve pjesë të jetës sime. Jam me shumë fat gjithashtu që munda t’ia shoh mikes sime të dashur, Adelës, se si i shkëlqenin sytë kur këndonte këngët tuaja. Mezi pres të shoh sallën e mbushur të #arTurbina të këndojnë bashkë me ju dhe me mua, këngët që ia shtojnë bukurinë Shqipërisë. Të gjithë bashkë për vajzat, për lirinë dhe dijen, për nevojën e zërave të guximshëm. Ju presim të hënën, më datë 12 nëntor, ora 19:00 tek "arTurbina"... Biletat kushtojnë 1000 lek dhe mund t'i gjeni nga nesër, 9 nëntor, tek "arTurbina". Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të sigurojnë një bursë të plotë studimi për një vajzë në pamundësi ekonomike. Kam shumë njerëz për të falenderuar, por do t’i lë për pas koncertit."- ka shkruar Eraldo në postimin e tij.





