Nga Shqipëria / E Premte 9 Nëntor 2018, 12:12

Askujt nuk i shkonte mendja: Alfio zbulon talentin e fshehur të Fatmës

Pak javë më parë shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani dhe moderatorja Fatma Methasai bën publike lidhjen e tyre. Ata kanë qenë dy nga personazhet më të komentuara të fundmi në media dhe në intervista të ndryshme kanë treguar se e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen për më shumë se dy vjet.

Ditët e fundit ata kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale ku kanë publikuar vazhdimisht foto dhe moment nga lidhja e tyre, madje dhe surpriza të ndryshme që i kanë bërë njëri tjetrit.

Ditën e  sotme Alfio i është përgjigjur pyetjeve të fansave në ‘Instastory’ ku ka zbuluar një talent të fshehtë të Fatmës. Ndonëse të gjithë mendonim se në fakt Alfio gatuante për Famën në fakt qenka e kundërta.

Fansat e kanë pyetur nëse i gatuan të dashurës dhe ai ka thënë se është Fatma ajo që gatuan më shumë.  “Jo Fatma më gatuan mua. Është shumë e talentuar”,- shkruan Alfio