Nga Shqipëria / E Premte 9 Nëntor 2018, 11:11

'Po plakesh', Lorik Cana i bën Monikës urimin më të çuditshëm për ditëlindje

Ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana prej shumë vitesh i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me arkitekten simpatike italiane Monika. Ata janë prindër të një djali i cili quhet Bojken dhe shumë herë publikojnë foto dhe video nga momentet e përditshme në familjen e tyre.

Ditën e sotme, Monika feston ditëlindjen mirëpo ndryshe nga shumë personazhe të tjerë Loriku ka vendosur ta urojë bashkëshorten me një urim shumë çuditshëm.

"Po plaket”, ka shkruar ai pranë një fotoje ku shfaqet së bashku me bashkëshorten, por mimika e tij e fytyrës e tregon qartë që është një urim komik.