Këngëtari shqiptar i hitit "Ti Fala", Albatrin Muriqi është padyshim një ndër këngëtarët më të dashur shqiptar i cili komentohet gjatë nga mediat. Një vit më parë ai dhe bashkëshortja e tij Egzona u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilës i vendosën emrin e veçantë Amelia.

Mirëpo lajme të mira kemi nga çifti pasi një vit pas ardhjes në jetë të Amelias ata janë në pritje të fëmijës së dytë.

Ka qenë vetë Egzona, ajo e cila ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me një kostum popullor.






