Këngëtarja Rezarta Shkurta ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e të gjitha mediave, pasi është aluduar se është në pritje të fëmijës së dytë. Ndonëse të shumta ishin fjalët që ajo është shfaqur me barkun e rrumbullakosur, ditën e djeshme ajo i ka hedhur poshtë të gjithë zërat duke mohuar shtatzëninë.

Siç tregoi dhe vetë këngëtarja në një postim në ‘Instastory’, për momentin është shumë e lumtur me familjen e saj dhe nuk ka ndërmend që të bëjë një fëmijë tjetër. Ajo ka qenë shumë aktive në ‘Instagram’ ku vazhdimisht ka publikuar foto dhe video ku tregon moment të lumtura në familjen e saj.

Mëngjesin e sotëm, vogëlushja Hera e ka surprizuar Rezartën duke i sjellë një vizatim shumë emocionues. Në të shihet Rezarta dhe Ermali me një kurorë në kokë, ndërkohë që janë të rrethuar nga një zemër.

“A ka dhuratë më të shtrenjtë”, ka shkruar Rezarta pranë videos ku shfaqet Hera duke treguar me gisht vizatimin.







