Nga Shqipëria / E Premte 9 Nëntor 2018, 10:10

Të gjithë sytë nga ato: Dy shqiptaret ndezin skenën e Victoria's Secret

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur në New York sfilita e shumëpritur e engjëjve të "Victoria’s Secret". Modelet e njohura në të gjithë botën kanë shkëlqyer teksa kanë parakaluar në pasarelën më të komentuar të momentit. Më e veçanta e kësaj mbrëmje ishte pjesëmarrja e dy këngëtareve me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Rita Ora, të cilët kanë ndezur atmosferën me performancat e tyre të zjarrta.

Dy këngëtaret kanë performuar disa nga hitet e tyre, ndërkohë që modelet parakaloninin në skenë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen dhe që është komentuar dhe nga mediat e huaja ka qenë veshja e veçantë që dy këngëtaret kishin zgjedhur.

Rita ishte veshur me një body të zi dhe flokët e gjatë biond, ndërsa Bebe kishte zgjedhur një pelerinë ngjyrë rozë, veshje këto që i bënin dy vajzat të dukeshin si dy engjëj të Victoria’s Secret.