Nga Bota / E Premte 9 Nëntor 2018, 10:10

Djali fiton 61 mijë euro, pasi sfiduesja tërhiqet nga gara sepse ra në dashuri me të

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në emisionin e Gerry Scotti "Caduta Libera", pasi dy konkurrentët të cilët ishin sfidues të njëri-tjetrit kanë rënë në dashuri gjatë lojës.

Pas një gare të gjatë mes tyre, djali i quajtur Nicolo Scanzi u shpall fitues i lojës dhe arriti të rrëmbente çmimin prej 61 mijë euro, pasi sfiduesja e tij u tërhoq nga gara dhe shkoi i dha një puthje përpara të gjithëve.

Moderatori i emisionit u shpreh i habitur dhe një kohësisht i emocionuar teksa shpjegoi se kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë në spektaklin e tij, i cili transmetohet prej vitesh. Gjithashtu Gerry ka uruar çiftin duke u shprehur se shpresonte që kjo lidhje të zgjaste përgjithmonë.