Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe partnerja e tij Leonita i dhanë fund beqarisë vitin e kaluar në një ceremoni të madhe e cila u diskutua gjatë nga të gjithë. Siç dihet për shkak të angazhimeve të tij në futboll, çifti është zhvendosur prej kohësh në Londër.

Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe publikojnë vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e tyre duke treguar hapur që janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Së fundmi Graniti ka treguar se është një djalë për shtëpi, duke qenë se e ka befasuar bashkëshorten e tij duke i gatuar një darkë romantike. Ai ka publikuar një foto ku shihet duke gatuar shumë ushqime të shijshme për Leonitën.






