Së fundmi në emisionin e njohur "Soriee" që prezantohet nga moderatorja Jonida Shehu ka qenë i ftuar ish deputeti shqiptar dhe gazetari i njohur Mitro Çela. Teksa kanë qenë duke folur për traditat në Shkodër, Çela tregoi se ai vetë nuk është nga Shkodra, por është dhëndër aty.

Gjatë bisedave të ndryshme, ish deputeti u pyet nga të pranishmit se kush bën zap në shtëpi ai apo gruaja e tij. Mirëpo askush nuk e priste përgjigjen e drejtpërdrejt të Çelës, e cila e ka befasuar publikun.

“Jo për gjë po unë kam frikë nga gruaja”, është përgjigjur ish deputeti në mes të emisionit.





