Ditën e sotme në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se njëri nga konkurrentët e "Hell’s Kitchen" kishte tentuar të vetëvritej duke prerë damarët për shkak se nuk kishte duruar dot presionin nga ana e Renato Mekollit. Mirëpo ndonëse Renato reagoi vetë duke sqaruar se lajmi është ekzagjeruar reagimet dhe kritikat e njerëzve ishin të ashpra.

Një prej personazheve të njohur që ka reaguar dhe ofenduar rëndë Renato Mekolin ka qenë edhe ish banorja e ‘Big Brother’ Gerta Shino, e cila nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ e ka quajtur kafshëror dhe ka kërkuar që ti pritet gjuha shefi të njohur.

"Nuk e di domethënë a ka njeri më kafshëror se ky surrat i shëmtuar këtu që ju ushtron dhunë psikologjike publikisht konkurrentëve që pa ata as nuk do e nxirrte këtë surrat të keq në tv. Turp për ne çfarë njerëz zgjedhim të shohim në ekran. Më vjen keq që konkurrenti preu damarët e vetë dhe nuk i preu gjuhën këtij llafazani të keq", shkruan Gerta.





