Ditën e sotme në emisionin e njohur "Trokit" ka qenë e ftuar këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri e cila përveç karrierës së saj ka folur dhe për unazën dhe lajmin e fejesës. Siç rrëfeu Anxhela ajo nuk është fejuar dhe atë unazë e ka mbajtur gjithmonë.

Ndër të tjera moderator Ermal Peçi i ka rrëfyer Anxhelës se publiku e ka shumë qejf këngën e saj Ishe mbret dhe më tej shtoi: : "Sepse është hera e parë dhe mbahet mend për këdo. Si ka qenë hera jote e parë?"

"E dhimbshme", u përgjigj Anxhela dhe Ermali nisi të qeshte me lot. "Hera e parë në skenë", e rregulloi pyetjen moderatori.

"Faktikisht është një këngë që e kam nxjerrë në periudhën kur studioja në Liceun artistik, nuk e dija reagimin e njerëzve sepse nuk kisha dal në koncert. Kur e kam kënduar këtë këngë në koncertin tim të parë dhe kur njerëzit e këndonin kam përjetuar një emocion shumë të madh. Aty e kam kuptuar që njerëzit më njohin", tha ajo.





