Genta Gjalpi është një nga ish konkurrentet e "Big Brother Albania" e cila ndonëse ka kaluar shumë kohë që nga pjesëmarrja e saj në këtë spektakël ajo vazhdon ende të tërheq vëmendjen e mediave me fotot provokuese që publikon në rrjetet sociale.

Genta është shumë e ndjekur në ‘Instagram’ dhe ditën e sotme ajo i është përgjigjur pyetjeve që fansat kanë pasur për të. Një ndër pyetjet që ka marrë më shumë vëmendjen ka qenë kur një nga ndjekësit e pyeti se çfarë pune bën për të siguruar jetën e luksit.

“Çfarë puno me çfarë merresh se vetë të shohim duke bërë jetë luksi”, e pyteti njëri nga fansat, mirëpo Genta I jep përgjigjen epike.

“Çfarë jete luksi zeza, laj, shpëlaj, hekuros, gatuaj ,punë këtej, punë andej. Jetë luksi thotë”, ishte përgjigja e saj pranë së cilës kishte vendosur një foto ku po lante pjatat.





