Nga Shqipëria / E Enjte 8 Nëntor 2018, 22:10

E zhdukur prej kohësh, nuk do ta besoni se ku ka qenë Mariza Ikonomi

Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Me zërin e fuqishëm dhe këngët që janë thyer në hite, ajo është bërë mjaft e njohur që në fillimet e karrierës. Mirëpo prej shumë vitesh Mariza nuk ka qenë aktive në tregun muzikor dhe madje as në spektakle të ndryshme.

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake up”, këngëtarja ka zbuluar arsyen se përse ka qenë larg skenës dhe ka rrëfyer se ka ndërmend të qëndrojë larg edhe për disa kohë të tjera.

“Udhëtova në të gjithë Europën Veriore ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndjej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë”, është shprehur Mariza.