Këngëtarja e njohur Poni që në daljen e saj të parë ka rrëmbyer zemrat e publikut me zërin dhe muzikën e saj. Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, mirëpo jetën e saj private dhe sidomos familjen mundohet që ta mbajë larg syrit të publikut.

Ditën e sotme këngëtarja e njohur ka treguar se është surprizuar nga djali i saj Frenkli. Poni ka publikuar një foto ku shihet se djali i ka bërë një punë dore në të cilën shkruhet ‘Të dua kaq shumë’.

“E lumtur çdo sekond të jetës time! Kur kthehemi nga shkolla, ja surpriza për mamin”, janë fjalët e Ponit teksa ka treguar dhuratën speciale nga i biri.






