Ditën e sotme në emisionin "KafeIN" ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Reinaldo Gaci i cili këtë vit do të konkurrojë në Kënga Magjike me këngën "Ku je". Ai e kaloi fazën e parë dhe pritet që të performojë në netët live. Mirëpo teksa ka qenë duke rrëfyer sesi është pritur kënga e tij, Reinaldo ka zbuluar se mes tij dhe një anëtari të jurisë ka pasur një konflikt.

Ndërsa Flavio Qarri e ka ngacmuar për të treguar më shumë, Reinaldo ka rrëfyer se kishte mbetur shumë i pakënaqur nga vlerësimi jo i drejt i këngëtares Orinda Huta.

"U bë nami, jo me këngën, me komentet e një antari të jurisë, por këto do t'ja them në gjysmëfinale. Kam një konflikt me Orinda Hutën sepse një profesionist i vërtetë siç është Orinda Huta nuk mund të gjykojë sipas shijeve personale një këngë që është shumë profesionale. Shijet personale lihen në shtëpi, kur je aty profesional, duhet të gjykosh profesionalisht."- është shprehur Reinaldo.





