Nga Shqipëria / E Enjte 8 Nëntor 2018, 21:09

Anxhela Peristeri bie në mes të skenës, i hapet fustani para të gjithëve

Anxhela Peristeri është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e të cilës dëgjohen dhe pëlqehen shumë nga të gjithë. Ditën e sotme Anxhela ka qenë e ftuar në emisionin “Trokit”, ku përveç recitalit të saj dhe jetës private, ka treguar dhe disa nga rastet kur është rrëzuar në skenë.

"Jam rrëzuar shumë herë. Një herë para një viti që më ka ngelur akoma shenjë tek gjuri. Jam rrëzuar dy herë në skenë në Greqi. Duke kënduar rashë dhe mu hap fustani komplet, me pamje nga orkestra. Një herë tjetër po zbrisja shkallët për të dalë në skenë dhe rashë me të pasme. Dola me rrëshkitje në skenë", tregoi Anxhela.