Aktori i njohur turk i cili është me origjinë shqiptare Can Yaman është duke përjetuar një sukses të madh në Turqi që pas serialit "Zog i hershëm" ku ai ka tërhequr vëmendjen me pamjen e tij. Mirëpo një lajm i keq vjen për të gjitha adhurueset e Can pasi është mësuar se aktori prej kohësh është në një lidhje.

Ai është në një romancë me stilisten e njohur turke Elif Tutarkaban që sipas mediave turke është njohur ën shesh xhirim të serialit. Siç raportohet ata kanë preferuar që ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së mediave për shkak të uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënie që kanë qenë të herë pas hershme.

Elif ndërkohë është mjaft simpatike dhe e suksesshme në Turqi dhe shumë nga fansat e kanë mirëpritur lidhjen e tyre.






