Mbrëmjen e djeshme, skuadra e "Juventusit" ka arritur të sigurojë një fitore kundër ‘Manchester United’ ku ylli i mbrëmjes ishte padyshim futbollisti portugezë Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dhe një gol që u komentua gjatë.

Në stadium ishte gjithashtu edhe e fejuara e Cr7, modelja Georgina, e cila e a filmuar futbollistin gjatë gjithë kohës. Në një moment teksa po këndohej himni, Georgina e ka fokusuar kamerën tek skuadra e partnerit dhe aty vihet re se Cristiano e ka dalluar mes gjithë turmës dhe e ka përshëndetur atë me dorë.

“Duke mbështetur Juventusin dhe zemrën time”, është shprehur Georgina në një foto të sajën që ka publikuar në Instagram.





