Një muaj më parë Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin shumë të veçantë Kajan.

Ndonëse ata kanë qenë aktiv në rrjetet sociale kanë zgjedhur që të ruajnë privatësinë e vogëlushit dhe nuk kanë publikuar asnjë foto të tij. Ajola ka preferuar që të publikojë foto nga shtatzënia ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Mirëpo sot vogëlushi mbush plotë një muaj që ka ardhur në jetë dhe në shtëpinë e Kryebashkiaku ka festë. Çifti ka përgatitur për Kajan një tortë të madhe e zbukuruar me krem të bardhë dhe engjëj përreth.

“1 muaj me Kajan “, shkruhet përkrahë tortës.





