Nga Shqipëria / E Enjte 8 Nëntor 2018, 12:12

Thanë se është në pritje të fëmijës së dytë, Rezarta Shkurta flet për shtatzëninë

Ditën e sotme u shpërnda me shpejtësi lajmi se këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha janë në pritje të fëmijës së  dytë. Sipas ‘Iconstyle.al’, Rezarta është në të vërtetë shtatzënë  dhe burime pranë tyre kanë konfirmuar se ajo po lë pas tremujorin e parë të shtatzënisë.

Madje në një video që këngëtarja publikoi mbrëmjen e djeshme, ku shfaqej me familjen duke zbukuruar shtëpinë, fansat kanë kapur barkun e rrumbullakosur të Rezartës dhe kanë ngritur aludimet se ajo është në pritje të ëmbël.

Mirëpo rreth këtyre lajmeve ka reaguar menjëherë këngëtarja e cila ka përgënjeshtruar nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’.

“Lajme i rremë. Nuk guxon njeriu të vërë bark se e bëjnë shtatzënë. Nuk do i kisha dhënë rëndësi këtyre lajmeve, por duke marrë shkas që po më urojnë shumë miq, ju them: Nuk jam shtazënë dhe nuk kam ndërmend të jem. Thjesht jam shëndoshur.", ka shkruar Rezarta pranë fotos ku shfaqet lajmi i shtatzënisë.