Pas daljes së Ermal Hoxhës dy muaj më parë nga burgu këngëtarja Rezarta Shkurta ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe nuk ka nguruar të tregojë që është shumë e lumtur që familja e saj tashmë është e bashkuar. Në disa postime madje të disa kohëve më parë, vajza e saj e vogël hera fliste për fëmijën e dytë që Rezarta dhe Ermali do të kenë.

Ndonëse të gjithë menduan se ato ishin dëshirat e 5 vjeçares, në fakt së fundmi është zbuluar se në të vërtetë Rezarta është në pritje të fëmijës së dytë. Në një video që këngëtarja publikoi mbrëmjen e djeshme, ku shfaqej me familjen duke zbukuruar shtëpinë, fansat kanë kapur barkun e rrumbullakosur të Rezartës dhe kanë ngritur aludimet se ajo është në pritje të ëmbël.


Sipas ‘Iconstyle.al’, Rezarta është në të vërtetë shtatzënë dhe burime pranë tyre kanë konfirmuar se ajo po lë pas tremujorin e parë të shtatzënisë.







