Nga Shqipëria / E Enjte 8 Nëntor 2018, 11:11

Më e emocionuar se kurrë, Klaudia Pepa flet për prezantimin e ‘Kënga Magjike’

Të dielën e kaluar në "E diela shqiptare", moderatori Ardit Gjebrea dhe Bora Zemani dhanë lajmin e bukur që në prezantimin e 'Kënga Magjike' do të marrë pjesë edhe balerina tashmë shumë e famshme në Itali Klaudia Pepa.

Në një lidhje telefonike me studion, Klaudia u shpreh e emocionuar teksa rrëfeu se do të vinte me një ushtri, pasi ka ndërmend të sjellë 12 balerinët e talentuar të Mediaset.

Së fundmi balerina shqiptare ka rrëfyer nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ndjesitë e para që ka për prezantimin e një spektakli kaq gjigant në të cilin siç tregoi dhe ajo është rritur.

“Përshëndetje miq. Si ju duket lajmi i festivalit “Kënga Magjike”? “Kënga Magjike” ka qenë gjithmonë një pjesë e bukur e jetës sime, kam marrë pjesë shpesh si balerinë dhe ëndërroja që një ditë të isha prezantuese dhe balerinë në të njëjtën kohe dhe ja. Faleminderit stafit dhe Ardit Gjebreas. Faleminderit familjes sime që beson gjithmonë tek unë. E lumtur që do jem afër jush. Mezi pres”,- shkruan balerina.