Futbollisti shqiptar Taulant Xhaka në fillim të këtij viti i dha fund beqarisë duke u fejuar me partneren tij Arbnora Nuredini. Ata tërhoqën shumë vëmendjen me ceremoni e fejesës, por edhe me postimet e një pas njëshme që bëjnë në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave ka qenë një postim që Taulanti ka bërë në ‘Instastory’ ku shihet dhe shtëpia moderne e tij. Në pamjet e publikuara shihet teksa Taulanti është duke ndjekur një ndeshje futbolli, por ajo që bie në sy është arredimi modern i sallonit.

Në të vihet re që mbizotëron ngjyra e bardhë dhe krem dhe muri është i dekoruar me pllaka të vogla ngjyrë kafe.





