Pak javë më parë çifti njohur Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman dhanë lajmin e bukur që shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali. Ata janë përfolur shumë kohët e fundit në mediat shqiptare dhe turke dhe është mësuar se çifti ka vendosur që të ndërrojë shtëpi para se të vijë në jetë vogëlushi.

Sipas mediave turke ata kanë blerë një super vilë në Çekmekoy, e cila është katërkatëshe dhe ndodhet në qytetin e bukur të Stambollit. Kjo vilë i ka kushtuar çiftit plotë 4.5 milion lira. Siç raportohet shtëpia është gjigante dhe do të ketë dhe një kopsht e një pishinë të cilën ata mund ta shfrytëzojnë gjatë muajve të dimrit.

Almeda dhe Tolgahan madje kanë nisur që të kërkojnë edhe një shtëpiake, por edhe një dado që do të ndihmojë bukuroshen shqiptare me rritjen e bebit.






