Nga Shqipëria / E Enjte 8 Nëntor 2018, 10:10

Pas ndarjes me partnerin 10 vite më të ri, këngëtarja e njohur habit: Nuk lidhem më kurrë

Pak muaj më parë, këngëtarja e njohur e hitit "Love made me do it", Cheryl Cole i dha fund lidhjes së gjatë me partnerin 10 më të ri Liam Payne pak muaj pasi solli në jetë fëmijën e tyre të parë. Ndarja u diskutua gjatë dhe lajmin e dha vetë këngëtari në një deklaratë ku thuhej se ata do të vazhdonin të kujdeseshin për djalin e tyre.

"Cheryl dhe unë jemi të mërzitur që po ju njoftojmë se po ndahemi. Ka qenë një vendim i vështirë për t'u marrë. Ne vazhdojmë të kemi dashuri për njëri-tjetrin si familje", shkruante Liam.

"Bear është bota jonë dhe ne kërkojmë të respektoni privatësinë teksa ne e kalojmë këtë", shkruante këngëtari për të birin e tij dhe të Cheryl.

Ndërsa së fundmi këngëtarja i ka habitur të gjithë fansat teksa në një intervistë ka rrëfyer se nuk ka ndërmend të lidhet më në jetën e saj.

“Unë e di çfarë dua dhe çfarë nuk dua. Edhe nëse është e drejtë apo e gabuar, është si ndihem. Mendoj që nuk jam zhvilluar në zonën romantike. Ajo zonë thjesht ka stopuar...nuk do ndodhë më, ky ishte fundi", tha Cheryl.