Ndonëse është shumë e re në moshë Rina Balaj është kthyer në një nga këngëtaret më të komentuara nga ana e publikut dhe mediave. Përveç hiteve të saj "Ashiqare", "Mami" etj, Rina ka marrë një vëmendje të madhe dhe për sherret dhe diset e shumta me reperet e ndryshme.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një foto shumë seksi ku shihet teksa pozon në një nga pasqyrat e një tualeti, mirëpo ndonëse fansat e kanë komplimentuar shumë ata kanë kapur dhe një detaj që nuk kanë ngurruar t’ia tregojnë Rinës.

Reperja ndonëse ndodhet në tualet është duke mbajtur një mikrofon në dorë, gjë që është vënë re nga ndjekësit që kanë nisur ta pyesin se përse I duhet mikrofoni në tualet.






