Këngëtari shumë i dashur për publikun 2 Ton shumë herë tërheq vëmendjen me jetën e tij personale dhe sigurisht muzikën që pëlqehet shumë nga fansat.

Ditën e sotme, këngëtari 2 Ton feston ditëlindjen. Që në orët e para të mëngjesit ai ka festuar nën shoqërinë e miqve të tij më të ngushtë.

Në disa foto që 2 Ton ka publikuar në ‘Instagram’ shihet se ai e ka pritur orën 12 i rrethuar me shumë shampanja dhe fishekzjarre, ndërsa më vonë në disa video të tjera shihet duke festuar deri në orët e vona duke pirë së bashku me miqtë.







