Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e këngëtares Rezarta Shkurta kanë mbërritur festat e fundvitit. Ajo ka publikuar një video ku së bashku me bashkëshortin Ermal Hoxha dhe vajzën e vogël Hera, shihen teksa të lumtur zbukurojnë pemën e krishtlindjeve.

Siç dihet ky është viti i parë që familja do të jetë e bashkuar dhe do të festojnë së bashku duke qenë se herët e tjera Ermali ka qenë në burg.

Siç ka treguar dhe Rezarta organizatorja e gjithë kësaj ka qenë vogëlushja Hera e cila kishe shprehur dëshirën që të zbukuronin shtëpinë pak më herët se zakonisht. Në fund të videos familja e lumtur dhe më në fund e bashkuar përqafohen dhe puthen, duke shpërndarë shumë dashuri.

“Hera vendosi që festat të fillojnë sot në shtëpinë tonë”, – shkruan këngëtarja krahas videos ku shihen ambientet e shtëpisë modern ku bie në sy një oxhak i madh në mes të dhomës.





