Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Nëntor 2018, 23:11

Nepsi i shtatzënisë: Ja për çfarë i ka shkuar mendja Loredanës në mes të natës

Prej kohësh në media është përfolur se çifti i njohur Mozzik dhe Loredana janë në pritje të fëmijës së parë. Ndonëse ata vetë nuk kanë reaguar lidhur me këto lajme, këngëtarja është kapur shumë herë mat dhe në trupin e saj janë vënë re ndryshimet e shumta.

Ata kanë qenë shumë aktiv këto kohë në rrjetet sociale dhe ndonëse kanë evituar fotot me trup, Mozzik shpesh herë ka hedhur foto ku Loredana është shfaqur duke konsumuar ushqime të ndryshme.

Pak minuta më parë, këngëtares bjonde i ka hipur nepsi dhe ka treguar nëpërmjet një psotimi në Instastory se është duke konsumuar një çokokrem kinder. Siç duket ëmbëlsirat janë gjëja e preferuar e Loredanës në këto muaj.